QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë furnizohet me insulinë për pacientët

30.03.2026

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar qytetarët për furnizimin e ri me disa lloje të insulinës, përfshirë Novorapid, Levemir dhe Novomix.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë pacientët që kanë nevojë për këtë terapi mund të paraqiten çdo ditë pune në barnatoren e QKMF-së, nga ora 08:00 deri në 16:00, për t’u furnizuar me insulinë.

Nga kjo qendër u bëhet thirrje qytetarëve që gjatë marrjes së insulinës të respektojnë protokollet dhe procedurat institucionale në fuqi, me qëllim të ofrimit sa më të sigurt dhe efikas të shërbimeve shëndetësore.