Qeveria vendos për rithemelimin e Llotarisë, a do të hapen bastoret dhe kazinot?

07.12.2020

Në Kosovë ende vazhdon të mos lejohet ushtrimi i veprimtarisë së bastoreve. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të rihapet Llotaria e Kosovës, por jo edhe lojërat e fatit. Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për rithemelimin Lotarisë se Kosovës. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se projektligji parasheh […]

Qeveria vendos për rithemelimin e Llotarisë, a do të hapen bastoret dhe kazinot? Foto: Ilustrim

Në Kosovë ende vazhdon të mos lejohet ushtrimi i veprimtarisë së bastoreve.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të rihapet Llotaria e Kosovës, por jo edhe lojërat e fatit.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për rithemelimin Lotarisë se Kosovës. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se projektligji parasheh rithemelimin e Lotarisë qe parashihet të jetë sukses juridik i ish subjektit Lotarisë së Kosovës.

Mirëpo, Bajrami ka sqaruar se ky projektligj nuk i rihapë lojërat e fatit.

“Një sqarim, ky ligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Llotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant. Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Llotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, tha Bajrami në mbledhjen e Qeverisë.

Rikujtojmë se kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në muajin mars të vitit të kaluar (2019) i kishte dorëzuar kryeparlamentarit të asaj kohe, Kadri Veselit një peticion me 11 mijë nënshkrime të qytetarëve të kësaj komune për mbylljen e lojërave të fatit të cilat u mblodhën për katër ditë shkruan SuharekaOnline.

Peticioni ishte iniciuar nga i pari i Suharekës, pas vrasjes së të riut Jetmir Alijajt në vendin e tij të punës, në kazino.

Gjithashtu, rikujtojmë se ligji për mbylljen e kazinove në Kosovë u votua me 69 deputetë të cilët shfuqizuan ligjin për lojërat e fatit dhe u vendos mbyllja e tyre prej 10 vite.