Qeveria shtyn përpara projektligjin që ashpërson dënimet për ‘dhunim’, ‘sulm seksual’ dhe ‘dhunë në familje’

  • 12.10.2022
Qeveria shtyn përpara projektligjin që ashpërson dënimet për ‘dhunim’, ‘sulm seksual’ dhe ‘dhunë në familje’

Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria ka shtyrë përpara projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal që ashpërson dënimet kundër personave që shpallen fajtorë për veprat penale “Dhunim”, “Sulm seksual” dhe “Dhunë në familje”.

Para miratimit të këtij projektligji, kryeministri Kurti foli për rastin e 11-vjeçares që u dhunua nga pesë persona.

“Shtangemi nga rasti i dhunimit të vajzës 11-vjeçare nga pesë persona të moshës madhore. Përderisa shoqëria reagon me protesta masive e kërkon drejtësi për viktimat, sistemi gjyqësor hesht.


Ne nuk mund ta bëjmë detyrën e gjyqtarit dhe prokurorit, por mund të hartojmë politika që shtyjnë gjyqtarin dhe prokurorin të reagojnë e të veprojnë më shumë e më shpejt, që sjellin përgjigje ndaj thirrjeve të shoqërisë për të sjellë drejtësi. Këtë sot e bëjmë përmes plotësim-ndryshimit të kodit penal, duke ashpërsuar dënimet kundër tyre”, tha Kurti, raporton GazetaExpress.

Pas tij, fjalën e mori ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila njoftoi se do të shtohen si dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për këto vepra.

“Paraqes para juve për shqyrtim dhe aprovim projektligjin për plotësim-ndryshimin e kodit penal të Republikës së Kosovës, procedimi i të cilit është bërë në pajtim me nenin 33 të Rregullores së Qeevrisë, si nevojë dhe domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e masave ndëshkuese  për veprat penale të “Dhunimit”, “Sulmit seksual”, “Dhunës në familje”, duke marrë parasysh trendin shqetësues në rritje të këtyre rasteve. Ministria e Drejtësisë, në procedurë të përshpejtuar, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për rishikimin e masave ndëshkuese për kryesit e veprave penale të cekura më lart”, tha Haxhiu.

“Kemi paraparë që për veprat penale të “Dhunimit, “Sulmit seksual” dhe “Dhunës në familje”, të shtohen si dënime plotësuese si në vijim: Ndalim i të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publike nga 3 deri në 10 vjet personi i cili shpallet fajtor për veprën penale “Dhunimit” dhe “Dhunës në familje”; ndalim i punësimit në sektorin publik në të gjitha nivelet personit i cili shpallet fajtor për veprën penale “Dhunim”; ndalim i të drejtës së përfitimit të patentë-shoferit dhe të drejtën e drejtimit të automjetit në çdo kategori 1 deri në 5 vjet  personit i cili shpallet fajtor për veprën penale “Dhunim”; poashtu ndalimi i blerjes në ankande të shitjes së pronave publike në çfarëdo shërbimi 3-10 vjet; ndalimi i aplikimit si investitor strategjik apo çfarëdo forme tjetër e përfitimit nga privilegjet që jepen nga legjislacioni në fuqi 3-10 vjet”, tha ajo.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë