Qeveria pritet të marr vendim për shtyrjen e vitit të ri shkollor
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë rekomanduar ekspertët shëndetësor që të vazhdohet me masat e njëjta. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas rekomandimit […]
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë rekomanduar ekspertët shëndetësor që të vazhdohet me masat e njëjta.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë fizike në shkolla.
Ndërkaq, vendimi për këtë pritet të merret në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë për Telegrafin se beson që fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për pak kohë.
Të enjten përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi i fundit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja.
“Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave.
Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë”, ka thënë ndër tjerash në postim.