Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës

22.06.2022

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku me shumicë votash është miratuar edhe propozimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës. Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, para kabinetit të Qeverisë ka thënë se kanë vërejtuar që ka mospërputhje në çmimin e naftës në […]

Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku me shumicë votash është miratuar edhe propozimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës.

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, para kabinetit të Qeverisë ka thënë se kanë vërejtuar që ka mospërputhje në çmimin e naftës në treg dhe se propozimi i kësaj ministrie ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit.

Ajo ka thënë se udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozon përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet.

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës në treg. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet.

Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë miratimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha Hajdari.

Ndërkaq, pas diskutimit është hedhur në votim, ku me shumicë votash është miratuar ky propozim i Ministrisë së Tregtisë.