Qeveria fton qytetarët: Aplikoni në konkurset e hapura për punësim në ndërmarrje publike

24.05.2021

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në konkurset e hapura për Ndërmarrjet Publike. “Në mbështetje të nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe nenit 8 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e […]

Qeveria fton qytetarët: Aplikoni në konkurset e hapura për punësim në ndërmarrje publike Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në konkurset e hapura për Ndërmarrjet Publike.

“Në mbështetje të nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe nenit 8 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ka shpallur konkurs për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që do të përfaqësojnë interesat e Komunës ku Trepça Sh.A. vepron, që të aplikojnë në konkursin për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A”, thueht në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

Dokumentacioni i kërkuar sipas konkursit, duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 34.

Afati i konkursit është i hapur deri më datën 20 qershor 2021.

Poashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe personat me nevoja të veçanta, të aplikojnë në konkursin e hapur për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:

1. Posta e Kosovës, Sh. A. (PK) dhe

2. Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Hidromorava-Sh. A.- Gjilan.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. P34.

Afati i konkursit është i hapur deri më 10 qershor 2021.

Vegëza me të gjitha informatat për konkurset e hapura: https://kryeministri-ks.net/dokumente/

Për informata shtesë të interesuarit/at mund të njoftohen përmes telefonit 038/200 14 400.

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të ketë procese rekrutimi me integritet e  transparencë. Qeveria, si aksionar i Ndërmarrjeve Publike, ka qëllim të sigurohet që personat kompetentë dhe me integritet përzgjedhen në borde, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi dhe performanca e tyre, dhe përfundimisht shërbimet për qytetarët e bizneset.