Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë

01.09.2025

Në ditën e parë të vitit shkollor, filloi shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, kështu ka bërë të ditur Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enke Rexhepi.

Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë Foto: Ilustrim

Ai ka njoftuar se aktivitetet nisën me vizitën në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, ku kanë përshëndetur fëmijët dhe edukatorët, dhe kanë vazhduar në shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc.

“Nxënësit dhe mësuesit pritën me entuziazëm shpërndarjen e teksteve mësimore, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen e brezave të rinj”ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Rexhepi tutje ka thënë se kjo mbështetje është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe lidhjes së fortë kombëtare mes Kosovës dhe Luginës.

“Urime nxënësve dhe mësuesve për një vit shkollor të suksesshëm, plot dije dhe arritje!”, ka shkruar ai.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More