Qeveria angazhon 422 profesionistë shëndetësorë shtesë për ta luftuar pandeminë

28.08.2021

Pas rritjes enorme të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes, autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrur disa masa të reja kundër këtij virusi. Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar masat e reja anti-COVID. Përpos masave si ora policore, […]

Qeveria angazhon 422 profesionistë shëndetësorë shtesë për ta luftuar pandeminë Foto: Ilustrim

Pas rritjes enorme të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes, autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrur disa masa të reja kundër këtij virusi.

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Përpos masave si ora policore, shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të angazhojë edhe 422 profesionistë shëndetësorë shtesë për t’u përballur me pandeminë COVID-19.

Në fjalimin e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se do të ket edhe staf mbështetës në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë, si mjekë, infermierë dhe laborantë për menaxhim të situatës me pandeminë.

Për sa i përket stafit mbështetës, gjatë kësaj mbledhjeje të Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.

Po ashtu ministri Murati ka shtuar se kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro.