Qelaj: Në vitit 2022 janë vrarë 3 gra, janë dhunuar seksualisht disa të mitura dhe janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje

22.12.2022

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në konferencën e fundit për vitin 2022, e cila u mbajtë këtë të enjte ka njoftuar se gjatë këtij viti kanë pranuar 1 mijë e 514 ankesa nga qytetarët. Qelaj bëri të ditur se nga ky numër janë hapur hetime për 645 raste. Qelaj tutje u shpreh se gjendja e […]

Qelaj: Në vitit 2022 janë vrarë 3 gra, janë dhunuar seksualisht disa të mitura dhe janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje Foto: Ilustrim

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në konferencën e fundit për vitin 2022, e cila u mbajtë këtë të enjte ka njoftuar se gjatë këtij viti kanë pranuar 1 mijë e 514 ankesa nga qytetarët.

Qelaj bëri të ditur se nga ky numër janë hapur hetime për 645 raste.

Qelaj tutje u shpreh se gjendja e të drejtave të njeriut përgjatë viteve ka progres, por se nuk është në përputhje me standardet për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj theksoi se ankesat më të shumta janë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore – kjo si cenim i të drejtës për gjykim të paanshëm dhe të drejtë në kohë të arsyeshme.

Qelaj gjithashtu përmendi rritjen e çmimeve dhe ballafaqimin e ekonomive familjare me inflacionin, duke thënë se ka ndikuar drejtpërdrejt në keqësim të gjendjes së tyre sociale.

Në fund, ai bëri të ditur se në vitin 2022 janë vrarë tri gra, janë dhunuar seksualisht disa të mitura si janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje.