Që nga themelimi e deri tani mbi 1 mijë e 200 zyrtarë policor braktisën punën vullnetarisht

13.10.2022

1 mijë e 273 zyrtarë policor kanë braktisur vullnetarisht punën brenda 23 vjete. Ata kanë dhënë dorëheqje nga ky shërbim për arsyje nga më të ndryshmet. Disa nga këta ish-zyrtarë policor kanë ikur nga vendi ku janë punësuar në vendet e Bashkimit Evropian, e disa të tjerë kanë ndërruar vendin e punës në Kosovë. Shifra […]

Që nga themelimi e deri tani mbi 1 mijë e 200 zyrtarë policor braktisën punën vullnetarisht Foto: Ilustrim

1 mijë e 273 zyrtarë policor kanë braktisur vullnetarisht punën brenda 23 vjete.

Ata kanë dhënë dorëheqje nga ky shërbim për arsyje nga më të ndryshmet.

Disa nga këta ish-zyrtarë policor kanë ikur nga vendi ku janë punësuar në vendet e Bashkimit Evropian, e disa të tjerë kanë ndërruar vendin e punës në Kosovë.

Shifra shqetësuese e largimeve është publikuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës në një letër që ka nisur në adresë të kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë, brenda vitit mesatarisht rreth 55 zyrtarë policor e lënë uniformen.

Rikujtojmë se zyrtarët policor ende nuk kanë sigurim shëndetësor ani pse ka vite që kjo temë trajtohet nga institucionet kompetente, transmeton IndeksOnline.

Sindikata ka njoftuar se aktualisht në Policinë e Kosovës janë 9 342 punonjës të rregullt duke përfshirë këtu zyrtarët e uniformuar dhe stafin civil.