Punonjësit e komunave e respektojnë vendimin, vaksinohen para 13 shtatorit
Para disa dite ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishe mbajtur një konferencë për media, ku kishte folur lidhur me situatën me COVID-19 në vendin tonë. Në këtë konferencë, ministri Vitia gjithashtu kishte theksuar se që nga 13 shtatori punonjësit e sektorit publik nuk mund të hynë në vendin e tyre të punës nëse nuk janë […]
Para disa dite ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishe mbajtur një konferencë për media, ku kishte folur lidhur me situatën me COVID-19 në vendin tonë.
Në këtë konferencë, ministri Vitia gjithashtu kishte theksuar se që nga 13 shtatori punonjësit e sektorit publik nuk mund të hynë në vendin e tyre të punës nëse nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19.
Prandaj, të gjithë të punësuarit në sektorin publik duhet ta marrin vaksinën para datës 13 shtator.
Kryetari i Asocacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar se vaksinën anti-COVID do ta marrin punonjësit e komunave.
Ai ka bërë të ditur se me ministrin Arben Vitia janë dakorduar që komunat do të respektojnë të gjitha masat e parapara nga kjo ministri, e këtu edhe procesin e vaksinimit si dëshmi për të hyrë në punë.
“Në takimin që këshilli i kryetarëve ka pasur me ministrin Vitia janë dakorduar që të gjitha masat e marra do të zbatohen edhe në nivelin lokal. Këto zotime nuk janë vetëm këtë herë, por të shumtën e rasteve që janë zbatuar në plotni nga komunat e Kosovës, e edhe këtë herë të gjitha komunat janë të gatshme t’i zbatojnë masat e reja të cilat janë të miratuara nga Qeveria”, tha Ibrahimi për EO.