Ibrahimi për faljen e tatimit në pronë: 30 milionë euro dëm për komuna

29.08.2023

Drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se falja e tatimit në pronë dëmton rëndë buxhetin e komunave. Sipas tij, ka theksuar se dëmi shkon deri 30 milionë euro “Pse ministri Murati merr vendime me falë tatimin në pronë, duke aluduar buxhetet e komunave. Nëse dëshiron të falësh diçka, fale […]

Ibrahimi për faljen e tatimit në pronë: 30 milionë euro dëm për komuna Foto: Ilustrim

Drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se falja e tatimit në pronë dëmton rëndë buxhetin e komunave.

Sipas tij, ka theksuar se dëmi shkon deri 30 milionë euro

“Pse ministri Murati merr vendime me falë tatimin në pronë, duke aluduar buxhetet e komunave. Nëse dëshiron të falësh diçka, fale por jo në emër të dikujt tjetër”, është shprehur Ibrahimi në emisionin në RTK.

Ibrahimi  ka thënë se niveli qendror për herë të parë ka vendosur t’i penalizojë 18 komuna përnjëherë duke mos i përkrahur për investime të reja kapitale.

“Rreth 30 milionë euro do të jetë dëmi. Niveli qendror përcakton buxhetet komunale, nëse i thotë komunës X në vitin 2024 do të mbledhësh 3.3 milionë euro nga tatimi në pronë. E ajo komunë do të humbas 2.4 milionë euro, aty do të ketë vetëm 900 mijë euro për.