Punëtorët që humben vendin e punës gjatë pandemisë, ATK hap aplikimin për subvencionimin e pagës

23.09.2021

Masa “Mbështetja e Punësimit”, është masë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19. Administrata Tatimor e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se subvencioni i pagës vlen për të gjithë ata persona që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë COVID-19, gjithashtu sipas tyre vlen edhe për të punësuarit e formalizuar dhe […]

Punëtorët që humben vendin e punës gjatë pandemisë, ATK hap aplikimin për subvencionimin e pagës Foto: SuharekaOnline

Masa “Mbështetja e Punësimit”, është masë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Administrata Tatimor e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se subvencioni i pagës vlen për të gjithë ata persona që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë COVID-19, gjithashtu sipas tyre vlen edhe për të punësuarit e formalizuar dhe mbështetja për punësimin e grave.

ATK ka njoftuar se zhvillimi i aplikacionit për të punësuarit për parashtrim të kërkesës për subvencion të këtyre masave ka ardhur duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike COVID-19, si dhe vendimet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht vendimet për subvencionim sipas masave 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është bërë e ditur se të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata të punësuarit e rinj, të cilët janë deklaruar në ATK për periudhën kohore nga muaji korrik 2021 e tutje.

Aplikimi për përfitim nga këto masa bëhet përmes ueb-faqes së ATK-së dhe se aplikimi është i hapur deri me datën 15 tetor 2021 në ora 24:00.

Pra, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar në këto masat:
• Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – mbështetje për tre muaj nga 100 euro;
• Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – mbështetje për tre muaj nga 50 euro; dhe
• Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – mbështetje për tre muaj nga 50 euro.

Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së, te linku Shërbimet elektronike.