Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2025, suksesi i përgjithshëm 48.8%
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar rezultatet zyrtare të Testit të Arritshmërisë për vitin 2025, i cili u mbajt më 27 qershor.
Sipas të dhënave të publikuara, arritshmëria në këtë test, e ndarë sipas lëndëve, ka qenë si vijon: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4% dhe Biologji 42.6%. Ndërkaq, arritshmëria e përgjithshme në nivel vendi është 48.8%.
MAShTI ka njoftuar gjithashtu se afati për paraqitjen e ankesave për rezultatet do të jetë nga data 8 deri më 10 korrik, për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të rishikojnë rezultatin e tyre.
Testi i Arritshmërisë është një ndër komponentët kyç të vlerësimit në përfundim të arsimit të obliguar dhe luan rol të rëndësishëm në orientimin e mëtejmë akademik të nxënësve.