Propozohet që Qeveria të heq akcizën për derivate, për uljen e çmimit të naftës e benzinës

31.05.2022

Pas kësaj krize ekonomike, nga muaji qershor në Gjermani furnizimi me karburant do të jetë më i lirë, kjo pasi që vendi ka marrë vendim që të ulë taksat për benzinën dhe naftën. E sipas ekonomistit të njohur, Safet Gërxhaliu një vendim të tillë duhet ta marrë edhe shteti i Kosovës. Gërxhaliu ka thënë se […]

Propozohet që Qeveria të heq akcizën për derivate, për uljen e çmimit të naftës e benzinës Foto: Ilustrim

Pas kësaj krize ekonomike, nga muaji qershor në Gjermani furnizimi me karburant do të jetë më i lirë, kjo pasi që vendi ka marrë vendim që të ulë taksat për benzinën dhe naftën.

E sipas ekonomistit të njohur, Safet Gërxhaliu një vendim të tillë duhet ta marrë edhe shteti i Kosovës.

Gërxhaliu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta heqë akcizën për derivate, kjo në mënyrë që të ulet çmimi i naftës dhe benzinës.

Po ashtu, ai ka shtuar se në këtë kohë të vështirë duhet që qytetarët dhe bizneset të ndihmohen.

“Si ekspert shumë herë kemi rekomandu që duhet të dilet me skenarë të ndryshëm për t’i ndihmuar qytetarëve e Kosovës dhe bizneset në këtë kohë të krizës. Duhet të mësojmë nga modelet më të avancuara që kanë përdorë vendet në rajon.

Në këtë drejtim, ngrirja dhe lëvizja qoftë e akcizës qoftë e tatimit në vlerën e shtuar, qoftë për produktet strategjike, qoftë për ato bazike, duhet të jetë një alternativë që dua të besoj që Qeveria do ta analizojë. Vërtetë është koha kur duhet qytetari dhe biznesi ta kenë dorën e shtetit në këto kohë të vështira”, u shpreh Gërxhaliu për IndeksOnline.

Gjermania do të ulë taksat për benzinën me rreth 30 cent për tre muaj dhe me rreth 17 cent për naftën.