Propozimi i ZRRE-së: Çmimi i rrymës të rritet për këto kategori të konsumatorëve

17.01.2022

Po ashtu, nga ZRrE kanë konstatuar se edhe vërejtja e konsumit të energjisë elektrike në vitin 2021, është si shkak i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017. Sipas kësaj zyreje, struktura tarifore e ndryshuar në vitin 2017 ka pasur ndikim të konsiderueshëm negativ në sistem. Kështu duke rezultuar në rritjen e kërkesave për […]

Propozimi i ZRRE-së: Çmimi i rrymës të rritet për këto kategori të konsumatorëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga ZRrE kanë konstatuar se edhe vërejtja e konsumit të energjisë elektrike në vitin 2021, është si shkak i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

Sipas kësaj zyreje, struktura tarifore e ndryshuar në vitin 2017 ka pasur ndikim të konsiderueshëm negativ në sistem.

Kështu duke rezultuar në rritjen e kërkesave për rrymë dhe rrjedhimisht, shpenzimeve në blerjen e energjisë elektrike.

Për konsumatorët që nuk shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë në muaj, nga ZRrE kanë thënë se nuk ka nevojë për ritje të çmimit të energjisë elektrike për këtë kategori të konsumatorëve, kjo pasiqë duke marrë për bazë zotimin e Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa.

Kësisoj, duke marrë bazë këtë zotim, atëher nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se mjetet e ndara nga Qeveria do ta shmangnin nevojën për rritjen e çmimit të rrymës për këtë kategorit të konsumatorëve.

“Subvencioni i dhënë nga Qeveria efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesorë të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë (deri në 600 kWh për muaj)”, thuhet në raportin e ZRRE-së.

Propozimi i ZRRE-së: Tarifat e energjisë elektrike bazuar në subvencionin e premtuar të Qeverisë. Çmimi i rrymës rritet për ata që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kwh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Në rast se Qeveria nuk i ndan 75 milionë euro, propozimin e rritjes së çmimit të rrymës munda ta gjeni më poshtë.

Në rast se Qeveria e Kosovës nuk subvencionon, ZRRE-ja e konsideron të nevojshëm rritjen e çmimit të rrymës.

Në këtë rast, ZRRE-ja propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesorë të rritet çmimi i rrymës për 9%.

Rritje e çmimit të rrymës për 9% është propozuar edhe për konsumatorët shtëpiak, të cilët konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh rrymë në muaj.

Në këtë rast, gjithashtu është propozuar aplikimi i tarifës prej 0.21 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë (gjatë ditës) dhe 0.09 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët (gjatë natës).

Raport-konsultative-per-strukturen-tarifore_1