Hapen aplikimet për bursa për nxënësit romë, ashkali dhe egjiptianë për vitin shkollor 2026/2027
Janë hapur aplikimet për shërbimin “Bursat për nxënësit e shkollave të mesme të larta, për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, për vitin shkollor 2026/2027.
Foto: Ilustrim
Aplikimi mund të bëhet përmes platformës së shërbimeve elektronike eKosova, ku është i publikuar shërbimi përkatës.
Nxënësit e interesuar mund të aplikojnë online përmes këtij shërbimi, duke ndjekur procedurat dhe kriteret e përcaktuara për aplikim.
Shërbimi për aplikim gjendet në platformën eKosova në këtë adresë: https://ekosova.rks-gov.net/678
Aplikantët këshillohen që gjatë procesit të aplikimit të plotësojnë me kujdes të dhënat e kërkuara dhe të respektojnë kushtet e përcaktuara për përfitimin e bursës.
