Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ngritur 4 aktakuza dhe ka sekuestruar 1 veturë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza kundër nëntëdhjetenjë (91) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndaj një (1) personi, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim. 

ProkuroritëProkuroria SpecialePrishtinë Prizren  PejëGjilanGjakovëMitrovicëFerizaj       Total:
Aktakuzatpersonat/27-294-717-1716-162-310-123-779-91
Ndalimet/4/111/29
Paraburgimet: kërkesat – personat1-12-3/1-1/2-3//6-8
Bastisjet/////////
Sekuestrimet//1/////1

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” .

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka sekuestruar një (1) automjet të tipit “Audi”, nën dyshimin se dokumentet e veturës janë të falsifikuara.

RAPORTO