Pritjet në kufi: Deri në 30 minuta tek Dheu i Bardhë, në Merdarë 5 minuta

18.07.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare, të përditësuara në orën 14:09.

Sipas raportimit, pika kufitare “Dheu i Bardhë” paraqitet me ngarkesën më të madhe, ku është regjistruar një kolonë prej rreth 100 metrash dhe pritje që variojnë deri në minuta për hyrje në Kosovë.

Ndërkohë, në pikën kufitare Merdarë, situata është tërësisht normale, me pritje minimale nga 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje, pa kolona të raportuara. Po ashtu, shumica e pikave kufitare të vendit po funksionojnë pa probleme dhe me fluks të ulët udhëtarësh.

Përjashtim bëjnë pika kufitare Jarinjë, me pritje të lehta nga 5 deri në 10 minuta.

Sa i përket daljeve nga territori i Kosovës, gjendja paraqitet stabile dhe pa vonesa të theksuara – në të gjitha pikat kufitare pritjet lëvizin ndërmjet 3 deri në 10 minuta, me asnjë kolonë të raportuar, përveç pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, ku pritjet shkojnë deri në 15 minuta për të dalë nga Kosova.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimin e tyre në përputhje me kohët e pritjes dhe të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi përmes platformave dhe burimeve zyrtare.