1.
Pritje të shkurta për të hyrë në Kosovë
25.12.2024
Nuk janë raportuar pritje të gjata në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, sa i përket pritjeve nëpër pikat kufitare.
Sipas të dhënave të fundit pritje nuk ka në asnjë pikë kufitare, përpos Dheut të Bardhë, ku ka 10 metra kolonë për të hyrë dhe për të dalë nga territori i Kosovës.
Hyrje-daljet në pika kufitare po vijojnë me rregull dhe nuk raportohet që ndonjëra prej tyre është bllokuar nga kushtet atmosferike.