1.
Pritje të gjata te Dheu i Bardhë, lehtësohet qarkullimi në Merdarë
21.12.2025
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit në pikat kufitare.
Bazuar në këto të dhëna, pika me e ngarkuar është ajo të Dheu i Bardhë.
Për të hyrë në Kosovë, pritet në këtë pikë po zgjasin 30 deri në 40 minuta.
Pritje deri në 15 minuta ka edhe në Merdarë.
Në pikat tjera kufitare, situata rezulton të jetë e qetë dhe hyrjet dhe daljet po zhvillohen normalisht.