Pritje deri në 20 minuta në Merdarë, qarkullim i qetë në pikat tjera kufitare
Sipas të dhënave të publikuara sot në orën 07:30, gjendja në pikat kufitare të Kosovës paraqitet kryesisht e qetë, me disa dallime në kohëzgjatjen e pritjeve për dalje.
Në pikën kufitare Merdarë, pritjet për dalje arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa në hyrje variojnë nga 5 deri në 10 minuta. Edhe në Jarinjë, koha e pritjes për dalje është rreth 10 minuta, njëjtë sikurse te Dheu i Bardhë, ku automjetet presin po ashtu deri në 10 minuta për të kaluar kufirin.
Në të gjitha pikat tjera kufitare, qarkullimi është normal dhe pritjet nuk i kalojnë 3 deri në 5 minuta, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën.
Në përgjithësi, mërgimtarët dhe qytetarët po hasin në vonesa më të theksuara vetëm në Merdarë, ndërsa në shumicën e pikave kufitare lëvizja po zhvillohet pa pengesa të mëdha.