Pritje deri në 1 orë për të dalë nga Kosova
02.01.2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë kanë arritur deri në 1 orë.
Ky përditësim u publikua në ora 09:31. Gjatësia e kolonës është rreth 400 metra.
Në Merdarë, pritjet për të dalë nga vendi janë deri në 1 orë gjithashtu, ndërsa në pikat e tjera kufitare koha e pritjes është minimale. Ne Merdarë, kolona arrin 500 metra.
Autoritetet këshillojnë qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke pasur parasysh kohën e pritjes në kufij dhe të ndjekin përditësimet në kohë reale për të shmangur vonesat e mundshme.
