Prishtinë, vdes një grua pasi ra nga një ndërtesë

30.01.2025

Një grua ka humbur jetën në Prishtinë mbrëmjen e sotme pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa”.

Prishtinë, vdes një grua pasi ra nga një ndërtesë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. 

“Në rrugën ‘Jakov Xoxa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Etiketat

Ofertat e fundit