Presidentja Osmani dekreton 48 gjyqtarë

08.07.2022

Në një komunikatë për media thuhet se këta gjyqtarë janë dekretuar me mandat fillestar për tri vite, dhe do të sistemohen në Gjykatat Themelore. Në ceremoninë e betimit para presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat […]

Presidentja Osmani dekreton 48 gjyqtarë Foto: Ilustrim

Në një komunikatë për media thuhet se këta gjyqtarë janë dekretuar me mandat fillestar për tri vite, dhe do të sistemohen në Gjykatat Themelore.

Në ceremoninë e betimit para presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë parimi bazë i punës së tyre.

Sipas saj, gjyqtarët e rinj duhet të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pa ndikuar dhe profesional, sepse shteti i së drejtës është bazament i zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë.