Presidenti ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi

29.01.2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në bazë të kompetencave kushtetuese ka nd urdhërin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi që humbi jetën mbrëmjen e së martës në Zhur. “Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e […]

Presidenti ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi Foto: Sami Thaqi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në bazë të kompetencave kushtetuese ka nd urdhërin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi që humbi jetën mbrëmjen e së martës në Zhur.

“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”.

Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë” ka njoftuar presidenti Hashim Thaçi.

Policia ka pas një aksion në fshatin Zhur në Prizren, për parandalimin e narkotikëve. Njësia e specializuar kur ka arritur në lokacion gjatë kontrollit të shtëpisë ka pasur një eksploziv që për fat të keq një koleg i yni vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kolegë përjetuan lëndime nga shpërthimi.

Njëri nga policët është duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Prizrenit, e tjetri në QKUK.