Premtimi i Kurtit për rritje të pagës minimale në 250 euro, po vlerësohet si i kotë dhe bosh

05.10.2021

Po ashtu, kryeministri Kurti ka theksuar se në vendin tonë është ende problematike punësimi i pasigurt, ku për këtë, ai ka shtuar se do të bëjnë pesëfishimin e inspektorëve në terren. Të gjitha këto, Kurti i ka thënë në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). “Gjendja e punëtorëve është trashëgimi […]

Premtimi i Kurtit për rritje të pagës minimale në 250 euro, po vlerësohet si i kotë dhe bosh Foto: Ilustrim

Po ashtu, kryeministri Kurti ka theksuar se në vendin tonë është ende problematike punësimi i pasigurt, ku për këtë, ai ka shtuar se do të bëjnë pesëfishimin e inspektorëve në terren.

Të gjitha këto, Kurti i ka thënë në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ndërsa, ky premtim i Kurtit për rritje të pagës minimale në 250 euro, po konsiderohet i kotë dhe jorelevant, nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat (SPSP), Jusuf Azemi.

I pari i kësaj sindikate ka thënë për EkonomiaOnline se paga 250 euro, nuk është pagë e mjaftueshme për një qytetar të Kosovës.

Po ashtu, sipsa Azemit, asnjë punëtor në vendin tonë nuk pranon të nënshkruajë kontratë me këtë shumë.

Gjithashtu, ai ka rikujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte premtuar pagë minimale prej 350 eurove, dhe se kjo ulje në 250 është e papranueshme.

Kryetari i SPSP-së ka thënë se të flasësh për pagën minimale është sikur të flasësh për borën e parvjetit, duke shtuar se pagë 250 euro nuk ka askund, me përjashtim te kompanitë publike-private që i mirëmbajnë objektet shtetërore.

“Përndryshe kontratë pune, asnjë punëtor nuk lidhet me kompaninë me pagë 250 euro. Që do me thënë është premtim bosh, i kotë dhe premtim që nuk i nevojitet kurrkujt hiç”, ka thënë ai.

“Po themi që nuk ia vlen më të bisedohet për pagën 250 euro, e nuk ia vlen as për pagën 350, pasi ka kohë bukur të gjatë që ka trumbetuar. Paga 250 euro është përcaktuar nga  Këshilli Social në 27 dhjetor të vitit 2017, që atëherë e ka pasur një fuqi monetare, tani është dobësi e madhe që të përmendën paga nën 350 euro”, ka thënë Azemi.