Prania e grave të dhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit shqetëson Vuçiqin dhe përfaqësuesin rus

22.04.2024

Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.

Prania e grave të dhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit shqetëson Vuçiqin dhe përfaqësuesin rus Foto: Ilustrim

“Jam me katër heroinat të cilat janë simbol i forcës, mbijetesës dhe sukseseve të Republikës sonë. Do ta përfaqësojmë Kosovën tonë, qytetarët tanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, kishte deklaruar e para e shtetit para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit”, kishte shkruar Osmani para fillimit të mbledhjes.

Përgjatë fjalimit të saj, Osmani ka folur edhe për gratë që ka qenë pjesë e delegacionit të saj në takim, të mbijetuara të masakrave të kryera nga forcat jugosllave në Kosovë, gra që kanë familjarë të zhdukur në luftë, si dhe të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Prezenca e këtyre heroinave të Kosovës ka tronditur Vuçiqin.

Vuçiq është ankuar pse ato gra kanë marrë pjesë në takim, duke thënë se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, dhe pse është diskutuar për të kaluarën, sidomos për kohën e luftës, duke pretenduar se në kohën e luftës ka pasur edhe gra serbe të dhunuara seksualisht në Kosovë.

“Keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu. Ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik apo këshilltare të zonjës Osmani. Ky është një teatër politik. Ato ngjarje kanë ndodhur para 25 viteve. Zonja Osmani nuk e tha asnjë fjalë për ngjarjet e gjashtë muajve të fundit”, tha Vuçiq.

Këtë pretendim të Vuçiqit e mbështeti edhe aleatja e Serbisë Rusia, përfaqësuesi i së cilës tha “Osmani është e ftuar si person fizik dhe nuk lejohet të ketë delegacion”.

Presidentja në kundërpërgjigjen e saj tha se personat në fjalë janë pjesëtare të emëruara të kabinetit të emëruara.