Policia vazhdon t’i realizojë detyrat, aktivitetet e masat e parapara, me qëllim të parandalimit të rreziqeve nga Coronavirusi

26.03.2020

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i detyrave, aktiviteteve dhe masave të parapara, me qëllim të parandalimit të rreziqeve nga Coronavirusi COVID-19. Po ashtu Policia ka bërë të ditur se është duke vazhduar të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend. Këto të […]

Policia vazhdon t’i realizojë detyrat, aktivitetet e masat e parapara, me qëllim të parandalimit të rreziqeve nga Coronavirusi Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i detyrave, aktiviteteve dhe masave të parapara, me qëllim të parandalimit të rreziqeve nga Coronavirusi COVID-19.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se është duke vazhduar të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Këto të gjitha po realizohen duke iu referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirusit COVID-19, si dhe urdhrit operativ policor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirusit COVID-19, si dhe urdhrit operativ policor, përmes mekanizmave të brendshëm po vazhdon t’i realizojë detyrat, aktivitetet dhe masat e parapara, me qëllim të parandalimit të rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe vazhdon të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.