Policia e Kosovës ndihmohet me artikuj mbrojtës kundër Coronavirusit

25.03.2020

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka siguruar artikuj mbrojtës për Policinë e Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga UNDP. UNDP në Kosovë mbetet partner i përkushtuar i Policisë së Kosovës dhe për të mbështetur operacionet e PK-së dhe stafit që vepron në vijën e […]

Policia e Kosovës ndihmohet  me artikuj mbrojtës kundër Coronavirusit Foto: Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka siguruar artikuj mbrojtës për Policinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga UNDP.

UNDP në Kosovë mbetet partner i përkushtuar i Policisë së Kosovës dhe për të mbështetur operacionet e PK-së dhe stafit që vepron në vijën e pare, ka siguruar artikut më të nevojshëm mbrojtës: • 4000 copë maska mbrojtëse, 4000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila)”, thekson komunikata.

Artikujt mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë, përkatësisht të gjithë oficerëve në tërë Kosovën.

“Shpresojmë që kontributi i UNDP-së do ta lehtësojë sado pak punën e grave dhe burrave dhe u urojmë të gjithëve suksese të vazhdueshme në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Dorëzimi i artikujve u koordinua me Z. Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse. Këta artikuj mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë përkatësisht të gjithë oficerëve të policisë në tërë Kosovën”, bën të ditur UNDP.