Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në Kroaci
para 54 dite
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Kroacisë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses një trajnim të specializuar për përdorimin e mortajave të kalibrave 60mm dhe 120mm.
Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mirëmbajtjen dhe përdorimin e këtyre armëve, duke fituar njohuri të thelluara për rolet dhe detyrat brenda ekipit të mortajave. Ky trajnim synon rritjen e aftësive të tyre operacionale në fushën e mbrojtjes, duke përmirësuar kapacitetet e sigurisë së Kosovës.
Një komponent i rëndësishëm i trajnimit ishte puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, ku pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët që ndikojnë në trajektoren e predhave.