Pesë raste të dhunës në familje të raportuara brenda një dite në Kosovë
Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje që kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë arrestuar dhe disa janë liruar në procedurë të rregullt.
Foto: Ilustrim
Në kryeqytet janë evidentuar tri raste:
- Rreth orës 17:00–19:40, një burrë kosovar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
- Rreth orës 02:30, një tjetër burrë është arrestuar pas një përleshjeje me bashkëshorten. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
- Në orën 08:32, një burrë tjetër ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima është trajtuar mjekësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rreth orës 13:30, një burrë kosovar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Prokurori ka vendosur që ai të mbahet në paraburgim.
Në orën 22:20 është arrestuar një burrë kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.