Përfundon takimi pa marrëveshje, VV dhe LDK nuk lëvizin nga kërkesat e tyre

28.01.2020

Ka përfunduar takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK. Edhe kësaj radhe të dy partitë nuk kanë arritur marrëveshje. Pas takimi ka folur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se i informuan ambasadorët e QUINT-it në lidhje me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me […]

Ka përfunduar takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK.

Edhe kësaj radhe të dy partitë nuk kanë arritur marrëveshje.

Pas takimi ka folur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se i informuan ambasadorët e QUINT-it në lidhje me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me VV-në.

Ai ka thënë se VV-ja duhet të pranojë kushtet e LDK-së.

“Biseduam me LVV për mundësinë e një koalicioni. Informuam edhe ambasadorët e QUNIT-it sepse ata kishin për qëllim për t’u informuar jo për ndërmjetësim”.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohët e fundit i kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi bazat e besimit qytetarë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Mbesim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa pas takimit.

Po ashtu edhe Kurti ka thënë se populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti para mediave.

Ndërsa nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se LDK-ja nuk po lëviz nga kërkesat për kryeparlamentarin, raporton EkonomiaOnline

Ajo ka thënë se do donte të kishte marrëveshje të finalizuar por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur për shkak të insistimit të LDK-së,