Për tri ditë janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata online përmes e-Kosova

11.06.2022

Qeveria e Kosovës ka thënë se rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile janë lëshuar për tri ditë, pas digjitalizimit të këtij shërbimi. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qeveria ka thënë se do të vazhdojë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore dhe më të qasshme. “Interersim i lartë i […]

Për tri ditë janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata online përmes e-Kosova Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka thënë se rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile janë lëshuar për tri ditë, pas digjitalizimit të këtij shërbimi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qeveria ka thënë se do të vazhdojë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore dhe më të qasshme.

“Interersim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile. Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Interesim i madh i qytetarëve për të shfrytëzuar shërbimet elektronike të sapolansuara në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile.

Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme.

Nga e enjtja e kësaj jave certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si edhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave, mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/