Për një vit IPK suspendoi 70 policë, realizoi 41 arrestime

Foto: Policia e Kosovës

Si vitin që lamë pas Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) edhe këtë vit ka filluar me aksione-arrestimi, ku një të tillë e bëri edhe të mërkurën e kaluar.

Por kjo nuk është hera e parë që IPK arreston zyrtarët e Policisë së Kosovës, nën dyshimin për vepër penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje ryshfeti e armë mbajtje pa leje.

Në vitin që lamë pas, në vitin 2019 Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte realizuar gjithsejtë 41 arrestime.

Përpos këtyre arrestimeve, me urdhër të IPK-së janë suspenduar gjithsej 70 zyrtarë policorë, raporton Indeksonline.

Njëashtu nga Inspektorati Policor i Kosovës pati edhe transfere, ku gjatë periudhës një vjeçare të 2019 u bën gjithsej tetë transfere.

Në një përgjigje të dhënë për Indeksonline, zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka ka deklarua se IPK si rezultat i proceseve hetimore dhe angazhimeve kur janë plotësuar kushtet ligjore ka arrestuar persona me dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer vepër penale duke vënë në zbatim dispozitat e përcaktuar anë Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, si dhe ka rekomanduar masa administrative për suspendimin dhe transferimin e zyrtarëve policor duke vënë në zbatim dispozitat e parapara në ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Tutje Beka theksoi se misioni i IPK-së vazhdon të jetë që përmes ushtrimit të veprimtarisë, të sigurojë shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.