Për dy muaj u regjistruan 278 shkurorëzime në tërë Kosovën, prin Prizreni

25.04.2023

Agjencioni i Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale të cilat tregojnë se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2023 janë shkurorëzuar 278 çifte. Sipas statistikave, në muajin janar janë bërë 156 shkurorëzime, ndërkaq në muajin shkurt gjithsej 122. Komuna e cila ka numrin më të madh të çifteve të ndarë […]

Për dy muaj u regjistruan 278 shkurorëzime në tërë Kosovën, prin Prizreni Foto: Mature man holding wedding ring, close up

Agjencioni i Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale të cilat tregojnë se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2023 janë shkurorëzuar 278 çifte.

Sipas statistikave, në muajin janar janë bërë 156 shkurorëzime, ndërkaq në muajin shkurt gjithsej 122.

Komuna e cila ka numrin më të madh të çifteve të ndarë del të jetë Prizreni me 14 shkurorëzime, kurse pas tij vjen Skenderaj me 11 të divorcuar.

Ndërsa, sipas ASK në dy muajt e parë të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 10 shkurorëzime, prej tyre 4 janë regjistruar në janar dhe 6 të tjera në muajin shkurt.