Për dy ditë u vaksinuan 1,657 punonjës shëndetësorë

Për dy ditë u vaksinuan 1,657 punonjës shëndetësorë
F K

06.05.2021 / Lajme

Para dy ditësh shteti i Kosovës ka pranuar rreth  4,680 doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, me të cilat po vaksinohet një pjesë e personelit shëndetësorë.

Niman Bardhi, koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë në një konferencë për media ka treguar se brenda dy dite në këtë qendër janë vaksinuar 1,657 punonjës shëndetësor.

“..deri më tani kemi vaksinuar 990 persona, kurse vetëm dje kishim 667 persona. Fluksi i profesionistëve shëndetësor është shumë i madh, madje sot shihet një fluks i tyre” ka thënë ai.

“Mund të them që është një rritje më e madhe, por jo marramendëse diku 5-10 për qind mes AstraZeneca dhe Pfizer. Internimi është normal si atëherë si tani. Nuk mund të paragjykoj që i besojnë më shumë ose më pak” ka shtuar Bardhi.

“Për të gjitha ata që nuk kanë mund të marrin vaksinën është dashtë që të ketë dëshmi sepse ka pas arsyetime të ndryshme që kishim situata të palakmueshme shëndetësore” ka thënë tutje ai.

Rikujtojmë se në fillim të muajit prill procesi i vaksinimit kishte filluar edhe në Komunën e Suhrekës, ku janë vaksinuar rreth 580 persona.

RAPORTO