Për AAK-në, posti i presidentit është i panegociueshëm!

01.10.2020

Në gusht të këtij viti strukturat e AAK-së kanë marr vendim që kreun e partisë së tyre, Ramush Haradinaj, ta nominojnë si kandidat për president. Ani pse deri te koha e zgjedhjes së presidentit të ri duhen më shumë se katër muaj dhe faktit që Kosova ka presidentin e saj, siç duket partia e Haradinajt […]

Për AAK-në, posti i presidentit është i panegociueshëm! Foto: Ilustrim

Në gusht të këtij viti strukturat e AAK-së kanë marr vendim që kreun e partisë së tyre, Ramush Haradinaj, ta nominojnë si kandidat për president.

Ani pse deri te koha e zgjedhjes së presidentit të ri duhen më shumë se katër muaj dhe faktit që Kosova ka presidentin e saj, siç duket partia e Haradinajt po e synon me seriozitet të madh postin e presidentint.

Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, për Blic duke shktuar se kur të vie koha për të zgjedhur presidentin, AAK do e votojë vetëm Ramush Haradinaj.

“Sa i përket presidentit, kur të vie koha e zgjedhjes së tij, AAK nuk do e votojë ndonjë kandidat tjetër, përpos z. Ramush Haradinaj. Pra, posti i presidentit është i panegociueshëm”, tha Syla për Gazeta Blic.