Për 4 ditë policia dënon mbi 480 qytetarë për mos respektim të masave anti-COVID
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e […]
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.
Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 100 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
SuharekaOnline ka grumbullar statistikat e shqiptimit të gjobave në bazë të ligjit anti-COVID për periudhën kohore 1 – 4 qershor.
Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se brenda 4 dite, Policia e Kosovës ka dënuar 485 qytetarë për mos respektim të masave anti-COVID.
Numri më i madh i gjobave ishte ajo më 2 qershor, ku gjatë kësaj dite policia shqiptoi 226 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.
| Data | Nr. i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID |
| 1 qershor | 79 |
| 2 qershor | 226 |
| 3 qershor | 80 |
| 4 qershor | 100 |
Kujtojmë se Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë konfimruar 20 raste pozitive me COVID-19.