Bizneset Vende Pune Ofertat

Peci: Rendimentet e grurit këtë vit mund të mbulojnë rreth 70% të tregut

Peci: Rendimentet e grurit këtë vit mund të mbulojnë rreth 70% të tregut

09.08.2023 Lajme

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se niveli i rendimenteve të grurit për këtë vit është rreth 4 ton për hektar, nga 66 mijë sosh sa kanë qenë të mbjella.

Ai shtoi se nëse kalkulojnë me numrin e popullsisë ky nivel i grurit mund të mbulojë rreth 70 për qind të tregut vendor.

Peci, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë tha se s’ka vend për shqetësim sa i përket furnizimit me grurë, pasi edhe ka stabilizim të tregjeve ndërkombëtare.

“Këtë vit Kosova ka rekordin e të mbjellave në të gjitha kulturat, posaçërisht në sektorin e drithërave. Mbi 66 mijë hektar janë të mbjella vetëm me grurë, niveli i rendimentit sillen diku afër 4 ton për hektar Nëse i kalkulojmë me numrin e popullsisë dhe standardet ndërkombëtare sa kërkon konsumimi ditor, ne me këto të mbjella nëse e gjithë sasia e grurit dedikohet vetëm për konsum të qytetarëve, mund të themi se kemi diku rreth 70 për qind të mbuleshmërisë së tregut.

Mirëpo, ka shumë raste kur fermerët nuk zgjedhin të deponojnë sasinë e grurit, por e përdorin për kafshë ose shpezë. Ajo çka mund të them është se nuk ka vend për shqetësim, tashmë kur kemi edhe një stabilizim të tregjeve ndërkombëtare”, theksoi ai.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është pikë strategjike e tyre.

Ajo tha se nuk është përfaqësuese e Bashkimit Evropian për të ditur se kur mund të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por nënvizoi se Kosova i ka ndërmarrë të gjitha hapat që burojnë nga marrëveshja e Bratislavës për shtensionimin e situatës në veri dhe se tashmë po presin përgjigje nga BE-ja.

“Një prej pikave kryesore në rrugëtimin tonë strategjik është forcimi i subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe avokimit për të mbrojtur Republikën e Kosovës. Kjo është puna jonë e përditshme në baza ditore që ne komunikojmë me të gjitha shtetet, njohëse dhe jo njohëse që me avancu rolin e Kosovës, por edhe të njëjtën kohë me plasu qëndrimin e Kosovës përmes misioneve tona diplomatike dhe konsullore”, theksoi ajo.

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende88 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë