Peci fton fermerët për aplikim për subvencione, nga e mërkura hyn në fuqi Programi i Pagesave për vitin 2021

  • 06.09.2021
Peci fton fermerët për aplikim për subvencione, nga e mërkura hyn në fuqi Programi i Pagesave për vitin 2021

Më 31 Gusht Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2021. Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është që të përcaktojë rregullat, kriteret e pranueshmërisë dhe procedurat e përkrahjes për fermerët aplikues, si dhe zbatimin e pagesave direkte në bujqësi për vitin 2021.

Nga ana tjetër ky, Udhëzim Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ku edhe do të hapet mundësia për aplikim për të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojmë dhe të përfitojnë nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2021.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka mbajtur një konferencë për media, ku edhe ka dhënë detaje për subvencionet për fermerët.


Po ashtu, ai ka dhënë detaje edhe për problemet që ka hasur në ministri nga borxhet paraprake si dhe programin për ndihma për bujqit në vendin tonë.

Gjatë kësaj konference për media, ministri i Bujqësisë ka bërë Shpalljan e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021, ku me ç’rast ka ftuar edhe fermerët e vendin tonë që të aplikojnë nga dita e mërkurë, pasi që nga kjo ditët futet në fuqi ky vendim.

Gjithashtu, ministri Peci ka bërë të ditur se ministrinë që ai e udhëheqë e kishte gjetur me 40 milionë euro borxhe duke e quajtur sfidë të madhe përballjen me situatën që e ka gjetur ministrinë e Bujqësisë.

Ai ka shtuar se si ministri kanë 21 milionë euro për pagesa direkte dhe 50 milionë euro të tjera për ndihmë të fermerëve.

Ndër tjerash, ministri i Bujqësisë ka ftuar të gjithë fermerët që të aplikojnë për subvencione, duke shtuar se do të jetë përkrahja më e madhe ndonjëherë për fermerët e vendin tonë.

“Ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe. Ka qenë sfidë e madhe përballja me situatën që e kam gjetur. Pavarësisht kësaj, ne kemi 21 milionë euro për pagesa direkte, ndërsa 50 milionë të tjera për ndihmë të fermerëve. I ftoj gjithë fermerët të aplikojnë për subvencione, nga dita e mërkurë kur hyn në fuqi Programi i Pagesave për vitin 2021. Do të jetë përkrahja më e madhe ndonjëherë për fermerët në Kosovë”, ka thënë ministri Peci.

Po ashtu, ai ka thënë se edhe një risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75 për qind (%) për gjashtë kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore.

“Vlen të theksohet që Ministria ka themeluar Taskforcën e tokës bujqësore si dhe për pyjet. Do të shpërndajmë mjete aq sa kemi mundësi për fermerët”, ka shtuar ministri Peci në konferencë. 

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë