Patrullat policore të palodhura në shërbim të qytetarëve për siguri dhe respektim të masave antiCOVID

20.05.2021

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID. Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë. Vetëm gjatë ditës së […]

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID.

Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë, Policia e Kosovës ka gjobitur 748 qytetarë për mosrespektimin e masave antiCOVID, ku një gjë e tillë bëhet e ditur sipas raportit të fundit.

Patrullat policore, së bashku me inspektorë kompetentë po realizojnë kontrolle në biznese, mjete transporti, sheshe e rrugë, në zbatim të ligjit antiCOVID-19.

“Parandalimi dhe luftimi i Pandemisë COVID-19, është detyrë dhe obligim i secilit, prandaj në këtë kontekst të bashkëpunojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë”, apelon Policia e Kosovës te qytetarët.

Rikujtojmë se gjatë ditëve të fundit në bazë të raporteve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është shënuar një rënie e rasteve pozitive me COVID-19, dhe njëkohësisht Policia e Kosovës ka bërë të ditur se falë një bashkëpunimi të pakursyer nga të gjithë, durimi konsistent dhe mirkuptimi reciprok tanimë gjendja është nën kontroll të institucioneve shtetërore.