Pasojat e pandemisë COVID-19, Mehmeti: Kosova tregoi stabilitet financiar

03.03.2021

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti ka thënë se përkundër pandemisë COVID-19 që ka goditur shumë sektorë, Kosova ka treguar se ka qëndrueshmëri financiare. Mehmeti thotë sektori financiar në vend ka pasur trend pozitiv dhe se sipas tij janë duke u bërë diskutime për zgjidhjen e problemit të Kartonit të Gjelbër. “Përkundër zhvillimeve jo të […]

Pasojat e pandemisë COVID-19, Mehmeti: Kosova tregoi stabilitet financiar Foto: Ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti ka thënë se përkundër pandemisë COVID-19 që ka goditur shumë sektorë, Kosova ka treguar se ka qëndrueshmëri financiare.

Mehmeti thotë sektori financiar në vend ka pasur trend pozitiv dhe se sipas tij janë duke u bërë diskutime për zgjidhjen e problemit të Kartonit të Gjelbër.

“Përkundër zhvillimeve jo të favorshme ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19, sistemi financiar në Kosovë vazhdon të ketë qëndrueshmëri të lartë në të gjitha segmentet e saj. Gjithashtu është punuar shumë në adresimin e një çështje, që është e kamotshme me të cilën janë duke u ballafaquar bashkatdhetarët tanë që ka të bëjë me Kartonin e Gjelbër, dhe jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të gjejmë një modalitet për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Mehmeti.

Sipas tij, BQK ka qenë proaktiv në marrjen e vendimeve gjatë pandemisë.

“Banka Qendrore që nga fillimi i pandemisë, nga marsi ka qenë shumë proaktiv në marrjen e masave, krejt kjo është bërë me qëllim të ruhet likuiditeti edhe i bizneseve edhe i individëve, fillimisht duke e hequr ose bërë shtyrjen e pagesës së këstit të kredive dhe më pastaj duke e bërë rikontruktimin e kredive dhe tash së fundmi kemi marrë edhe një udhëzim, që ka të bëjë me rikontruktimin e kredive. Krejt kjo ka bërë që me qëllim të shpërndahet barra e kredimarrësve në një periudhë më të gjatë kohore. BQK do të jetë proaktiv në marrjen e veprimeve me qëllim që të ndihmojë rikuperimin e ekonomisë së vendit dhe gjithashtu duke e ruajtur stabilitetin financiar”, ka përfunduar ai. /RTK/