Pas mbledhjes me tensione, sot shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore

12.04.2024

Sot duke filluar nga ora 10:00 mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Pas mbledhjes me tensione, sot shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore Foto: Ilustrim

Deputetët në këtë komision pritet të shqyrtojnë Projektligjin për tekste shkollore.

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar ka pasur tensione.

Pretendimet e disa deputetëve të Vetëvendosjes, se gjatë seancës plenare të mbajtur më 7 mars nuk ka pasur kuorum për t’u votuar në parim Projektligji, kanë shkaktuar debat të ashpër në mbledhjen e Grupit punues të Komisionit për arsim.

Deputetët e LVV-së, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani pretendonin se atë ditë në sallë nuk kanë qenë 62 deputetë por vetëm 60, dhe rrjedhimisht projektligji nuk kishte kaluar.