Paralajmërohet rritje e çmimeve edhe në muajt në vazhdim

Studimet ndërkombëtare shpjegojnë së në shtator ka ndodhur rritja më e madhe e çmimeve që prej një dekade.

23.10.2021 / Lajme

Paralajmërohet rritje e çmimeve edhe në muajt në vazhdim
Foto: Ilustrim

Kosovarëve po u kushtojnë më shumë, produktet që po i blejnë në markete.

Çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur shumë.


Rritjen me të madhe e kanë pësuar vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Këtë rritje e ka shpjeguar edhe Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani, raporton T7.

Asllani ka theksuar se rritja e çmimit të lëndës së parë ka shkaktuar shtrenjtimit e këtyre produkteve.

E krejt këtë barrë të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore edhe me të rëndë po e bën shtrenjtimi i derivateve.

Megjithate shefi i divizionit te statistikave shprehet se kjo rritje është normale bazuar në trendet botërore

Ekspertët thonë se rritje të lehte çmimesh do të ketë edhe në muajt në vazhdim./T7/

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *