Paralajmërohet ligj për pensionimin e parakohshëm të policëve

29.04.2022

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka pyetur ministrin Sveçla se kur parashihet të ndodhë kjo, pasi që vendi ynë ka policinë më të vjetër në rajon. Ministri Sveçla ka deklaruar se kjo është nevojë e patejkalueshme për Policinë e Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se kjo të ndodhë, duhet rregulluar skema pensionale […]

Paralajmërohet ligj për pensionimin e parakohshëm të policëve Foto: Ilustrim

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka pyetur ministrin Sveçla se kur parashihet të ndodhë kjo, pasi që vendi ynë ka policinë më të vjetër në rajon.

Ministri Sveçla ka deklaruar se kjo është nevojë e patejkalueshme për Policinë e Kosovës.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo të ndodhë, duhet rregulluar skema pensionale që bie në domenin e Ministrisë së Financave dhe se ka ngarkesë buxhetore.

“Që kjo të ndodhë, duhet rregulluar skema pensionale që bie në domenin e Ministrisë së Financave dhe ka ngarkesë buxhetore. Por ne jemi në vazhdimësi duke bërë negociata me MF-në dhe zyrën e kryeministrit që kjo të ndodhë sa më shpejt”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se pensionimi i parakohshëm i zyrtarëve policor është kërkesë e vet policisë dhe sindikatës së tyre dhe se beson që një gjë e tillë është nevojë praktike.

“Unë shpresoj që brenda vitit do të gjendet rruga. Sipas planit që kjo të ndodhë duhet tri vjet kohë, por pasi ka pajtueshmëri unë jam optimist që kjo do të ndodhë”, ka deklaruar ministri i MPB-së.