Pamja e “Newborn” për 16 vjetorin e pavarësisë, ky është mesazhi këtë vit

17.02.2024

Obelisku i Pavarësisë “NEWBORN” ka marrë pamje të re për 16 vjetorin e pavarësisë.

Pamja e “Newborn” për 16 vjetorin e pavarësisë, ky është mesazhi këtë vit Foto: Ilustrim

Mesazhi sivjet lidhet me liberalizimin e vizave. Në secilën shkronjë, paraqitet nga një shtet ku tash qytetarët mund të udhëtojnë pa viza.

“Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap. Shijone!”, ka shkruar autori i obeliskut, Fisnik Ismaili.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.