Pajtohen të hiqet ora policore, rekomandohet zgjatja e orarit të gastronomisë
Javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Pasi që situata me COVID ka një stabilitet, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me kryetarët […]
Javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Pasi që situata me COVID ka një stabilitet, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave anti-COVID.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore.
Ndërsa në këtë takim është rekomanduar që të zgjatet edhe orari i punës së gastronomisë deri në orën 23:00.
“Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia.
Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi për GazetënExpress.
“Është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00, nëse situata me COVID-19 është situate stabile, atëherë pritet që nga mesi i qershorit të ketë edhe lehtësira tjera për hotelerinë”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ndryshe në Komunën e Suharekës që katër ditë radhazi nuk është regjistuar asnjë rast i infektimit me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes nga ky virus.