OVL e UÇK-së takohen me avokatin e popullit, u bisedua për Gjykatën Speciale

06.10.2020

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se sot janë takuar me avokatin e popullit, Naim Qelajn. Klinaku ka theksuar se së bashku me Qelajn kanë biseduar për Specialen dhe mundësinë e interpretimit në Gjykatë Kushtetuese. “Sot, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takuan avokatin e popullit z.Naim Qelaj. Përveç urimit të detyrës që […]

OVL e UÇK-së takohen me avokatin e popullit, u bisedua për Gjykatën Speciale Foto: Ilustrim

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se sot janë takuar me avokatin e popullit, Naim Qelajn.

Klinaku ka theksuar se së bashku me Qelajn kanë biseduar për Specialen dhe mundësinë e interpretimit në Gjykatë Kushtetuese.

Sot, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takuan avokatin e popullit z.Naim Qelaj. Përveç urimit të detyrës që ia bëmë, biseduam edhe rreth çështjes së skadimit të afatit të gjykatës speciale, dhe mundësinë e interpretimit në gjykatën kushtetuese” ka shkruar Klinaku në një postim në facebook.