OVL e UÇK-së organizon protestë më 12 qershor: Qeveria po e akuzon UÇK-në
Arrestimi dhe pastaj lirimi i veteranit Faik Fazliu, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët e Kosovës. Një ashtu reagim ka bërë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ku ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë dalë jashtë vlerave kombëtare. Po ashtu OVL e UÇK-së ka njoftuar […]
Arrestimi dhe pastaj lirimi i veteranit Faik Fazliu, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët e Kosovës.
Një ashtu reagim ka bërë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ku ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë dalë jashtë vlerave kombëtare.
Po ashtu OVL e UÇK-së ka njoftuar se me datën 12 qershor do të mbahet protestë.
Gjithashtu në këtë komunikatë është thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Donika Gërballa si dhe Xhelal Sveçla po e akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Komunikata e plotë e OVL-së së UÇK-së:
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:Reklamë
Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;
Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla;
Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;
Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni.